Xhamia 'Hėna e re' nė Kreuzlingen, Zvicėr

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Emėrtimi i fėmijėve me emra tė bukur islamė

Hutbe



EMĖRTIMI I FĖMIJĖVE ME EMRA TĖ BUKUR ISLAMĖ



“(E robėrit e Zotit janė ata) qė thonė: ‘Zoti ynė, na bėj qė tė jemi tė gėzuar me gratė tona dhe pasardhėsit tanė, e neve na bėj shembull pėr tė devotshmit!’”, (el-Furkan:74).

Njėra ndėr mirėsitė mė tė mėdha qė All-llahu xh. sh. ia jep robit tė Tij, pra njeriut, ėshtė fėmija, qė paraqet frytin e dashurisė dhe respektit e tė nderit midis dy bashkėshortėve. Fėmija ėshtė, ashtu siē e quan All-llahu xh.sh., njė stoli e kėsaj bote:
“Pasuria dhe fėmijėt janė stoli e jetės sė kėsaj bote, kurse veprat e mira (fryti i tė cilave ėshtė i pėrjetshėm) janė shpėrblimi mė i mirė te Zoti yt dhe janė shpresa mė e mirė”. Nė pjesėn e dytė tė kėtij ajeti All-llahu xh.sh. na bėn me dije se edhe pse pasuria dhe fėmijėt janė stoli dhe kėnaqėsi e kėsaj bote, ato janė tė pėrkohshme; ajo qė ėshtė e pėrjetshme dhe qė shpėrblehet nga Zoti ėshtė vepra e mirė e njerėzve. Prandaj kjo, njėherazi ėshtė edhe njė ngushėllim i madh pėr bashkėshortėt, tė cilėve Zoti nuk u ka dhėnė fėmijė. Kurse nga ana tjetėr, ėshtė njė tėrheqje e vėrejtjes se tė kesh mall e fėmijė ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe sė cilės duhet dhėnė hakun. Pėr ata qė nuk e dinė rėndėsinė e kėsaj pėrgjegjėsie, kėto dy mjete gėzimi e kėnaqėsie tė kėsajbotshme mund tė bėhen edhe mjete dėshpėrimi, mjerimi, ērregullimi e shkatėrrimi. All-llahu xh.h. thotė nė njė ajet kur’anor: “Dhe, dijeni mirė se pasuria juaj dhe fėmijėt tuaj janė vetėm njė sprovė, dhe se tek All-llahu ėshtė shpėrblimi i madh”. Pra, fėmijėt sa mund tė jenė shkak gėzimi e hareje, po aq mund tė jenė edhe shkak dėshpėrimi e hidhėtie. Kėtė tė vėrtetė ndoshta mė sė miri mund ta vėrejmė sot te shumė familje qė deklarohen si muslimane. Te disa tė tilla shohim gėzim e lumturi, kurse te disa tė tjera hidhėti e vrer. Kjo ėshtė gjithė pasojė e vetėdijes sė prindėrve nė radhė tė parė pėr pėrgjegjėsinė qė ata kanė ndaj fėmijėve tė tyre si amanet i Zotit.

Detyrat dhe obligimet e prindėrve ndaj fėmijėve fillojnė qysh para lindjes sė fėmijės me duanė qė duhet t
’ia drejtojnė ata All-llahut xh.sh. para dhe pasi fetusi i fėmijės sė ardhshėm tė ketė zėnė nė barkun e nėnės, siē kanė vepruar shumė pejgamberė, gra pejgamberėsh e njerėz tė tjerė tė devotshėm. Njė dėshmi e gjallė pėr kėtė ėshtė edhe ajeti qė e pėrmendėm nė fillim tė hutbes. Pėr detyrat e tjera me rėndėsi nė kėtė drejtim na mėson vetė Pejgamberi a.s. Nė njė transmetim qė e bėn Ibni Abbasi thotė se gjashtė gjėra janė sunnet (porosi e Pejgamberit a.s.) qė tė kryhen nė ditėn e shtatė pas lindjes sė fėmijės: 1- Ngjitja e emrit, 2- Therja e kurbanit (akika), 3- Bėrja sunnet (synetimi), 4- Shpimi e veshėve tė vajzave, 5- Largimi i papastėrtive (larja e rregullt e foshnjės) dhe 6- Qethja e flokėve tė foshnjės dhe shpėrndarja e sadakasė (lėmoshės) aq sa peshojnė qimet e qethura.

Ajo qė sot mė sė tepėrmi na brengos, natyrisht duke mos i harruar edhe tė tjerat, ėshtė ngjitja e emrit. Pejgamberi a.s. nė njė hadith tė tijin thotė:
“Nė Ditėn e Gjykimit ju do tė thirreni sipas emrave tuaj dhe tė baballarėve tuaj. Prandaj, ngjituni fėmijėve tuaj emra tė bukur!” (Ebu Davudi, el-Edeb, 61). Emri i pėrveēėm dhe personal i njeriut shėnon atė ēka vetė, nė tė vėrtetė, ėshtė njeriu, shėnon qenien dhe identitetin e tij si fetaro-moral ashtu edhe atė kulturoro-qytetėrimor. Mbasi All-llahu xh.sh. nė Ditėn e Gjykimit njerėzit do t’i thėrrasė sipas emrave tė tyre, ndėrhyrja dhe ndikimi i ēfarėdollojshėm nė kėtė emėr nėnkupton ndėrhyrjen dhe intervenimin nė vetė qenien e njeriut. Sipas burimeve normative tė Islamit, ngjitja e emrit jo tė mirė e jo tė bukur do tė thotė paemėrsi, mungesė tė emrit. Kurse, ajo qė sot po ndodh nė mesin tonė, e qė ėshtė edhe mė e rrezikshmja, ėshtė turpėrimi dhe largimi nga identiteti, nga qenia jonė fetare e kulturore. Sot, shumė prindėr s’e kanė pėr tė madhe rėndėsinė e emrit dhe tė kuptimit tė tij fetar dhe kulturor. Ata s’janė tė vetėdijshėm se emri shėnon, siē thamė, vetė atė, se ēka dhe kush ėshtė ai. Duke ngjitur muslimanėt emra jomuslimanėsh e traditash dhe kulturash tė tjera, pahetueshėm po u rrėshqasin kėmbėt nė asimilimin negativ dhe humbjen e identitetit tė vet. E humb njė pjesė tė fesė, tė kulturės e tė vetvetes.

Akoma mė rrėqethet trupi kur mė kujtohet se si njė i ri shqiptar me tel. mobil rezervonte bileta udhėtimi pėr familjen e vet, duke ia treguar emrat e djemve tė tij bashkėbiseduesit: Kevin Memeti, Leonard Memeti etj. Nga kjo mund tė kuptoja dy sende: ose kjo familje ishte e pėrzier, pra babai tė ishte me prejardhje muslimane e nėna me prejardhje jomuslimane, ndoshta krishtere dhe elementi nėnė si zakonisht tė kishte ndikuar nė ngjitjen e emrave tė tillė, ose qė tė dy prindėrit tė ishin muslimanė tė tėhuajėsur e tė asimiluar nė atė masė sa asnjėri prej fėmijėve tė mos kishte emėr muslimani. E"shtė apo nuk ėshtė pėr t
’u turpėruar me vetveten? E"shtė apo nuk ėshtė kjo largim dhe ikje nga vetvetja? E"shtė apo nuk ėshtė kjo shkrirje totale e jona nė diēka qė nuk ėshtė e jona? E"shtė kjo shenjė se jemi larguar nga parimet islame apo nuk ėshtė?
Muslimanėt, nė qoftė se dėshirojnė tė jetojnė nė harmoni me vullnetin e All-llahut xh.sh. dhe tė shpresojnė nė ndihmėn e All-llahut xh.sh. nė momentet kur nuk do tė mund tė shpresojnė tek askush dhe asgjė tjetėr, duhet t
’u pėrmbahen parimeve e porosive islame tė cilat e pėrbėjnė qenien dhe identitetin e tij, madje edhe nė raste tė kėtilla qė shumėkujt mund t’i duken tė rastėsishme, tė dorės sė dytė-tretė apo edhe tė parėndėsishme fare.

Emrat mė tė mirė qė mund prindėrit muslimanė t
’ua ngjisin fėmijėve tė tyre janė: 99 emrat e bukur tė All-llahut xh.sh., duke ua shtuar nė fillim parashtesėn “Abd” (“Rob”), si Abdullah, Abdurrahman, Abdurrahim etj., pastaj emrat e pejgamberėve dhe tė as’habėve (shokėve) tė pejgamberėve si dhe emrat e personaliteteve tė njohura gjatė historisė sė gjithėmbarshme islame.

All-llahu na ndihmoftė nė jetė dhe na shtoftė dashurinė ndaj Tij dhe Pejgamberit tė Tij, si dhe ndaj vetvetes si muslimanė qė jemi. AMIN!




Kthehu te lista e hutbeve


Ballina | Xhamia jonė | Aktivitete | Fondi i xhenazes | Forumi rinor | Muezinllėku | Jasini | Derse | Video | Hutbe | Pyete imamin | Pėrgjigjet | Xhamitė tjera | Emra fėmijėsh | Kontakt | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 01 Okt 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore