Doris Decker
 
 
 

Angazhimi politik i grave në Islamin e hershëm në shembullin e gruas së Muhammedit (a.s.), Ummu Selemesë (r.a.)
 


Abstrakti në shqip
 

Çështja e legjitimitetit të udhëheqjes dhe autoritetit femëror në Islam ngjall diskutime të zjarrta. Edhe interpretimet e veprimeve të figurave femërore në traditat më të hershme për Pejgamberin Muhammed (a.s.) janë shumë të diskutueshme. Për shembull, dështimi politik i Aishes (r.a.) pas vdekjes së Muhammedit (a.s.) shpesh përdoret si argument kundër udhëheqjes politike të grave. Megjithatë, burimet i paraqesin gratë në mënyra të ndryshme, përfshirë edhe atë si autoritete apo vendimmarrëse politike. Ky punim hedh dritë mbi traditat që rrallë përmenden për gruan e Muhammedit (a.s.), Ummu Selemenë (r.a.), me qëllim që të tregojë – nëpërmjet dëshmive të shkruara – se disa gra kishin një rol ndërhyrës si këshilltare politike dhe ndërmjetësuese dhe ishin gjerësisht të përfshira në çështjet shoqërore-politike gjatë periudhës së hershme islame. Si rrjedhojë, dëshiroj ta parashtroj tezën se transmetuesit e traditave të hershme islame e kanë konsideruar të mirëqenë pjesëmarrjen dhe ndërhyrjen e grave në vendimmarrjet shoqërore-politike, gjë që do të mbështetet nga një analizë e teksteve të dijetarëve islamë deri në shekullin IX.


Lexo artikullin e plotë në PDF.


Nga gjermanishtja: Rehan Neziri