Sociologji - Sociologji islame
Profesori i filozofisë nga Egjipti, dr. Hasan Hanefi është një kundërshtar i vendosur i globalizimit. Në këtë ai sheh vetëm një formë të re të shtypjes e ndrydhjes nga ana e shteteve perëndimore.
Të inspiruar nga doktrinat e tyre lidhur me origjinën e shoqërisë, komunistët qëllimisht planifikuan që familjen ta zëvendësonin me komunën. Komunistët, kushtet ideale të jetës njerëzore i pikturuan si të tilla ku njerëzit jetojnë nëpër fjetore/konvikte, hanë nëpër mensa dhe fëmijët e tyre i konsiderojnë si të shtetit.
Vizioni i ummetit është një, të tilla janë edhe ndjenjat a vullneti si dhe veprimi i tij. Ekziston një konsensus në mendimin, vendimin, qëndrimin, karakterin dhe armët e anëtarëve të ummetit. Ummeti është një rend njerëzish i përbërë prej një konsensusi trepalësh: mendjes, zemrës dhe armëve.
Termi ummet nuk është i përkthyeshëm dhe, për këtë arsye, duhet të përdoret në trajtën e tij origjinale islame, arabe. Ai nuk është sinonim as i "popullit", as i "kombit" e as i "shtetit", shprehje këto që gjithnjë janë të determinuara ose nga raca, gjeografia, gjuha dhe historia ...
Në dimensionin e tij shoqëror Islami është absolutisht i vetëm dhe unik midis feve dhe qytetërimeve të cilat i ka njohur bota. Përkundër feve të tjera botërore, Islami fenë e përkufizon si vetë çështje të jetës, si vetë lëndë të hapësirës-
Çështja e globalizimit në pesëmbëdhjetë vitet e fundit ka formuar një bosht themelor për një numër të madh të takimeve e konferencave intelektuale e kulturore si dhe të dhjetëra veprave, studimeve e hulumtimeve shkencore. Ajo çka ka rezultuar prej tyre është se globalizimi paraqet një sfidë të madhe të shekullit aktual...
Farabiu (Ebu Nasr Muhammed b. Muhammed b. Tarhan b. Uzluk) i lindur në krahinën Farab të Turkistanit më 870 dhe i vdekur në Damask rreth vitit 950, ka qenë ndër filozofët dhe mendimtarët e mëdhenj islamë që në botën latine të Mesjetës është njohur me emrin Alfarabius apo Avennasar.
Në fillim duhet të bëjmë dallimin midis termave globalizëm (globalism) dhe globalizim, globalizacion (globalization). Globalizmi, në thelbin e tij, përshkruan dhe shënon jo më tepër se një botë e cila karakterizohet me rrjete të lidhjeve që i kapërcejnë hapësirat multi-kontinentale.

