Islami në Zvicër
Projekti hulumtues studion dhe analizon diskursin islam të periudhës së pas 11 shtatorit 2001 lidhur me rolin e tij konstitutiv për strategji të reja vetëprezantuese dhe komunikuese të bashkësive diasporale muslimane në Zvicër. Pikënisja e analizës qëndron në pyetjen, sa dhe si ka ndikuar tematizimi dhe problematizimi i Islamit, që pas 11 shtatorit 2001 është vënë në qendër të debateve publike...
Depërtimi i Islamit në Zvicër shënohet të ketë ndodhur qysh para 1000 viteve, përmes maurëve berberë – muslimanë të Andaluzisë, të cilët zviceranët dhe historianët e tjerë i kanë quajtur “saracenë”. Në vitin 936 raportohet për pushtimin e dioqezës së Kurit (Chur), me ç’rast duhet të jetë shkatërruar selia e ipeshkvisë dhe një pjesë e Graubindes të ketë rënë nën sundimin e saracenëve.
Më 26 shtator 2004 në Zvicër u votua për propozimet për lehtësimin e marrjes së shtetësisë nga ana e gjeneratës së dytë dhe të tretë të të huajve. Siç edhe u prit, këto propozime nga shumica e votuesve u hodhën poshtë. Përveç polemikës dhe përhapjes së frikës nga disa qarqe politike djathtiste, për këtë rezultat negativ ka kontribuar edhe pasiviteti i vetë muslimanëve.
Krejt në fillim kam një gëzim të jashtëzakonshëm që sonte në emrin tim personal, në emër të të gjithë anëtarëve të Lidhjes së Bashkësive Islame të Zvicrës Lindore dhe të Principatës së Lichtensteinit, shkurt e quajtur DIGO, t’Ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta.
Në referatin tim dëshiroj të raportoj mbi Islamin dhe muslimanët në Zvicër duke mos pretenduar se do të jem i plotë, nga arsyeja se njëherit do të përqëndrohem kryesisht në Zvicrën gjermanofone.
Ky vështrim mbi krizat me të cilat ballafaqohet pakica e margjinalizuar muslimane në Zvicër ka hapur një debat të ri në Institutin Goethe të Londrës – 16 janar 2003.
Muslimanët e Zvicrës, të ndryshëm, të izoluar nga njëri-tjetri si dhe nga kultura nikoqire, ballafaqohen me shumë probleme nga fusha e gjuhës, shëndetit dhe adhurimit.
Mua më duket se në Zvicër muslimanët thjesht nuk konsiderohen si njerëz me një fe specifike, porse ka njëfarë racizmi ndaj tyre. Ju thatë se disa muslimanëve fundamentalistë nuk u jepen viza apo nënshtetësi. A vlen i njëjti rregull, të themi, edhe për fundamentalistët çifutë apo ndaj ndonjë tjetri që ka mendime politike ekstreme, siç janë për shembull personat nacistë?
