Histori e feve
Ditëve tona po dëgjojmë se në vendet muslimane, apo në tokat evropiane, po bile edhe në rrethe më të ngushta si në ato shqiptare, po mbahen simpoziume me karakter të përgjithshëm, e në veçanti me karakter fetar. Sidomos vëmendje të veçantë zgjojnë simpoziumet në lidhje me Krishterizmin.
Në botimin e parë të këtij libri i kemi përfshirë si fetë e vdekura, që një kohë kanë dhënë një dritë shprese për njerëzit por që sot nuk kanë simpatizues, ashtu dhe fetë që jetojnë, e që kahëzojnë jetën e miliona njerëzve.
