Talal Asad
 

(www.openDemocracy.net: 5 maj 2006)

Mbrojtja që Francis Fukuyama ia bën universalizmit të vlerave e institucioneve perëndimore po sfidohet nga realitetet moderne globale politike, thotë Talal Asad.

Ndoshta tipari më goditës i pasthënies së Fukujamës që ia bën botimit të dytë të librit të tij The End of History and the Last Man është koncepti i tij për një histori të vetme dhe unike të njerëzimit – njëkohësisht edhe universale edhe e shumëpjesshme (multiple). Pyetja: “Ç’e lidh shumëllojshmërinë e popujve e të kulturave në një histori të vetme?” në të vërtetë është një temë kyçe në historinë intelektuale dhe ka gjetur përgjigjen nga Hegeli e nga mendimtarë të mëvonshëm me pretendimin se ajo është shoqëria perëndimore e cila e përfaqëson të ardhmen e të gjitha të tjerave që nuk kanë pasur fatin të vdesin.

S’jam i sigurt se kuptoj çfarë dëshiron të thotë Fukujama kur pyet nëse vlerat dhe institucionet perëndimore kanë “rëndësi e kuptim universal” dhe kur ai këtë e vë përballë termit “sukses i përkohshëm i një kulture të sotshme hegjemoniste”. Është e qartë se këto vlera e institucione kanë rëndësi e peshë universale nëse ai me këtë nënkupton se ato janë përhapur në nivel global – qoftë me konsensus ose pa të. Mirëpo kjo nuk e përjashton mundësinë që “rëndësia universale” të shihet si produkt i një kulture të fortë e hegjemonizuese. Theksimi se me rënien e komunizmit demokracia kapitaliste tani mbetet e ardhmja e vetme e imagjinueshme për njerëzimin, nuk provon se nuk mund të dalë asgjë e re.

 

Nga anglishtja: mr. Rehan Neziri

Lexo artikullin e plotë në PDF.