Saskia Sassen
(www.openDemocracy.net: 3 maj 2006) – Vizioni i Francis Fukujamës dështon në njohjen se sa mangësi i kanë lindur nga brenda demokracisë liberale, thotë Saskia Sassen.
Pasthënia e Fukujamës në botimin e dytë të librit të tij The End of History and the Last Man nga shumë aspekte është një passhkrim i mirëseardhur për argumentin e tij origjinal të para 17 viteve. Fukujama nuk i pranon kritikat që kanë lindur nga një i kuptuar me të meta ose i zvargët i tezës së tij, mirëpo ai pranon se disa kritika meritojnë t’i drejtohen, qoftë nga arsyeja se ekspozimi i tij origjinal ka qenë i paqartë, qoftë nga arsyeja, megjithëse pak më vështirë, se ai ka ndryshuar mendimin e tij pasi historia ka vazhduar të rrjedhë.
Shumica e përgjigjeve të tij më janë dukur bindëse. Më vjen mirë, po ashtu, që ai e kritikon luftën e ShBA-ve në Irak; supozimet e planifikuesve të saj si dhe fatkeqësitë që e shoqërojnë gjendjen e pasluftës; mosdashjen e marrjes në konsideratë të dështimeve të gjithsej afro tetëmbëdhjetë tentativave të ShBA-ve në procesin e formimit të kombit modern që nga vitet e vona të 1800. Këto observime kritike nga një mendimtar kryesor neokonservator kërkojnë guxim dhe mbajnë ngarkesë të shtuar.
Nga anglishtja: mr. Rehan Neziri
Lexo artikullin e plotë në PDF.
