Ballina
Feja burimore - primordiale - e njeriut si bazë e feve të shpallura
Studimi i feve të mëdha botërore tregon se ato posedojnë bazën e përbashkët doktrinare por edhe historike, një fundament, një rrënjë, nga e cila fetë burimore degëzohen në forma dhe trajta të cilat i hulumtojmë, i studiojmë dhe i shohim gjatë historisë njerëzore. Këtu para së gjithash mendohet në Judaizimin, Kristianizmin dhe Islamin.
Si tu flasim fëmijëve për All-llahun xh.sh.
Muhammedi a.s. si një pejgamber që fillimisht është dërguar në një shoqëri ku vajzat e vogla varroseshin për së gjalli, urdhëronte trajtimin e barabartë të fëmijëve dhe shfaqjen e dashurisë së njëjtë, si ndaj djemve ashtu edhe ndaj vajzave.
Islami nuk prodhon frikë, por krenari!
Në këtë tekst bisedohet rreth një të vërtete të madhe që, megjithëse është e pamohueshme, shumëkush e mohoi, nuk e deshi, e përbuzi, e luftoi. Anashkalimi dhe lobimi drejt tëhuajësimit të saj nuk i zbuti momentet dhe çastet e jetës njerëzore, por vetëm se i shtoi edhe më shumë divergjencat, përçarjet, vrasjet dhe luftërat...
Bëji vend vetvetes në veten tënde
Është vështirë, madje në të shumtën e rasteve edhe si e pamundshme, që njeriu të dalë jashtë vetvetes e ta shikojë vetveten nga jashtë. Është kështu sepse njeriu i shikon, mbetet i detyruar t’i shikojë nga jashtë të tjerët që janë jashtë vetvetes për shkak të lidhjes dhe interesimit që ka me ta.
Ç’është shkenca islame?
Ekziston një trup i një diturie të organizuar e cila mund të quhet shkencë islame dhe e cila është islame jo pse është kultivuar nga ana e muslimanëve, por, për më tepër, sepse ajo përputhet me parimet, normat dhe qëllimet e Shpalljes islame dhe pse organikisht është e lidhur me të.
Korniza e një strategjie kulturore
Zhvillimet në vijim e sipër si dhe një sërë problemesh të mprehta idomos në planin intelektual me të cilat ndeshet sot Ummeti Islam, paraqesin një sfidë të njëmendtë për Islamin. Këtu qëndron edhe arsyeja se përse është kaq e nevojshme dhe urgjente përpjekja për të skicuar një alternativë intelektuale islame...
Intervistë e R. Nezirit, kryetarit të UISHZ-së, për Albinfo
Rejhan Neziri: Që në fillim dëshiroj të theksoj se ky organizëm është Union i imamëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër dhe nuk është Union i xhamive apo qendrave islame shqiptare këtu. Qëllimi i themelimit të këtij Unioni para së gjithash është konsolidimi i radhëve tona si imamë dhe krijimi i një platforme të përbashkët për veprim...
Islam do të thotë “të bësh paqe”
Për shumë të krishterë Kur’ani është i huaj. Mbizotëron një paqartësi lidhur me atë se çfarë përmban Kur’ani, si kuptohet ai nga muslimanët dhe çfarë kuptimi e rëndësie ka ai në jetën e tyre të përditshme. forumKirche bisedoi rreth këtyre temave me Rehan Nezirin, imam në Bashkësinë Islame-
Seite 14 von 25
