Ballina
Tefsiri i ajetit 30 të sures el-Bekara
- Details
Duke filluar nga ajeti 28 i kësaj sureje, kanë nisur të renditen argumentet, shenjat dhe mirësitë që e pengojnë njeriun nga kufri (mosbesimi), si në kuptimin e mohimit të Allahut, ashtu edhe në kuptimin e mosnjohjes së vlerës së mirësive hyjnore dhe të mospërmbushjes së detyrës së falënderimit ndaj Tij.
- Hits: 74
Tefsiri i ajeteve 28-29 të sures el-Bekara
- Details
Në vetë trupin e njeriut, në mjedisin e tij të afërt dhe të largët (në gjithësi), ekzistojnë shenja dhe argumente të panumërta që e dëshmojnë ekzistencën dhe njëshmërinë e Allahut xh.sh.. Një prej tyre është krijimi i njeriut dhe sjellja e tij në jetë, e më pas vdekja e tij kur t’i vijë afati i caktuar.
- Hits: 123
Tefsiri i ajetit 27 të sures el-Bekara
- Details
Në këtë ajet përmenden tri shembuj të rëndësishëm të moralit dhe sjelljeve të këqija të atyre që i kundërshtojnë urdhrat e Allahut xh.sh. dhe e zgjedhin rrugën e mosbindjes ndaj Tij: 1. Thyerja e besës së dhënë Allahut xh.sh., 2. Shkëputja e lidhjeve që Allahu ka urdhëruar të mbahen të bashkuara dhe 3. Përhapja e çrregullimit dhe shkatërrimit në tokë.
- Hits: 75
Tefsiri i ajetit 26 të sures el-Bekara
- Details
Përdorimi i krahasimeve, përngjasimeve dhe shembujve bën pjesë në artet letrare, të cilat shërbejnë si për ta zbukuruar shprehjen, ashtu edhe për ta bërë më të lehtë kuptimin e saj. Allahu xh.sh., i Cili zotëron mëshirë dhe mirësi të pakufishme, i ka përdorur, kur ka qenë e nevojshme, edhe këto mjete letrare në Librin e Tij, në mënyrë që njerëzit ta lexojnë atë me kënaqësi dhe ta kuptojnë më lehtë.
- Hits: 80
Tefsiri i ajetit 25 të sures el-Bekara
- Details
Shprehja “amel-i salih” (punë të mira), të cilën e kemi përkthyer si “vepra të mira”, ka një kuptim të gjerë dhe i përfshin të gjitha veprat, qëndrimet dhe sjelljet që janë të dobishme për besimtarin, si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër. Njerëzit që e njohin Allahun xh.sh. dhe kanë njohuri për Të aq sa Ai ua ka bërë të ditur, e adhurojnë Atë pa pasur nevojë për ndonjë nxitje tjetër.
- Hits: 72
Page 1 of 2
