Tefsiri - Komentimi i Kur'anit

Menyja kryesore

  • Ballina
  • 001 - EL-FATIHA
  • 002 - EL-BEKARA
    • Ajetet 1-5
    • Ajetet 6-7
    • Ajetet 8-20
    • Ajetet 21-24
    • Ajeti 25
    • Ajeti 26
    • Ajeti 27
    • Ajetet 28-29
    • Ajeti 30
  1. You are here:  
  2. Home

Ballina

Tefsiri i ajetit 30 të sures el-Bekara

Details

Duke filluar nga ajeti 28 i kësaj sureje, kanë nisur të renditen argumentet, shenjat dhe mirësitë që e pengojnë njeriun nga kufri (mosbesimi), si në kuptimin e mohimit të Allahut, ashtu edhe në kuptimin e mosnjohjes së vlerës së mirësive hyjnore dhe të mospërmbushjes së detyrës së falënderimit ndaj Tij.

Created: 06 November 2026
Hits: 74

Lexo më tutje ...

Tefsiri i ajeteve 28-29 të sures el-Bekara

Details

Në vetë trupin e njeriut, në mjedisin e tij të afërt dhe të largët (në gjithësi), ekzistojnë shenja dhe argumente të panumërta që e dëshmojnë ekzistencën dhe njëshmërinë e Allahut xh.sh.. Një prej tyre është krijimi i njeriut dhe sjellja e tij në jetë, e më pas vdekja e tij kur t’i vijë afati i caktuar.

Created: 22 October 2026
Hits: 123

Lexo më tutje ...

Tefsiri i ajetit 27 të sures el-Bekara

Details

Në këtë ajet përmenden tri shembuj të rëndësishëm të moralit dhe sjelljeve të këqija të atyre që i kundërshtojnë urdhrat e Allahut xh.sh. dhe e zgjedhin rrugën e mosbindjes ndaj Tij: 1. Thyerja e besës së dhënë Allahut xh.sh., 2. Shkëputja e lidhjeve që Allahu ka urdhëruar të mbahen të bashkuara dhe 3. Përhapja e çrregullimit dhe shkatërrimit në tokë.

Created: 17 October 2026
Hits: 75

lexo më tutje ...

Tefsiri i ajetit 26 të sures el-Bekara

Details

Përdorimi i krahasimeve, përngjasimeve dhe shembujve bën pjesë në artet letrare, të cilat shërbejnë si për ta zbukuruar shprehjen, ashtu edhe për ta bërë më të lehtë kuptimin e saj. Allahu xh.sh., i Cili zotëron mëshirë dhe mirësi të pakufishme, i ka përdorur, kur ka qenë e nevojshme, edhe këto mjete letrare në Librin e Tij, në mënyrë që njerëzit ta lexojnë atë me kënaqësi dhe ta kuptojnë më lehtë.

Created: 17 October 2026
Hits: 80

lexo më tutje ...

Tefsiri i ajetit 25 të sures el-Bekara

Details

Shprehja “amel-i salih” (punë të mira), të cilën e kemi përkthyer si “vepra të mira”, ka një kuptim të gjerë dhe i përfshin të gjitha veprat, qëndrimet dhe sjelljet që janë të dobishme për besimtarin, si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër. Njerëzit që e njohin Allahun xh.sh. dhe kanë njohuri për Të aq sa Ai ua ka bërë të ditur, e adhurojnë Atë pa pasur nevojë për ndonjë nxitje tjetër. 

Created: 17 October 2026
Hits: 72

Lexo më tutje ...

  • Tefsiri i ajeteve 21-24 të sures el-Bekara
  • Tefsiri i ajeteve 8-20 të sures el-Bekara
  • Tefsiri i ajeteve 6-7 të sures el-Bekara
  • Tefsiri i ajeteve 1-5 të sures el-Bekara
  • Tefsiri i sures el-Fatiha

Page 1 of 2

  • 1
  • 2

Kërko