Analiza
Sa për fillim, të lutem, sille ndërmend kritikën e fundit që ta ka bërë ndokush! Si të është dukur situata? Si ke reaguar në atë moment?
Të gjitha fetë, sigurisht që edhe feja jonë islame, ndër mësimet bazë e kanë edhe bamirësinë.
Wenn es um das Verhältnis zwischen Religion und Wissenschaft geht, lassen sich in der Geschichte beider Bereiche im Wesentlichen drei Zugänge unterscheiden:
Kur është në pyetje raporti fe – shkencë, kryesisht kemi tri qasje në historinë e të dyjave: e para pretendon se midis fesë dhe shkencës ka një përplasje dhe kundërshti të vazhdueshme...
Në trajtimin e tematikës që ka të bëjë me sektet problemi kryesor që shfaqet me këtë rast është kuptimi dhe përmasat e kësaj dukurie.
A i njeh Islami të drejtat e njeriut të miratuara ndërkombëtarisht? A zotëron njeriu personalitetin e tij apo është thjesht një numër brenda shoqërisë? Është ai zot i vetvetes apo rob i Zotit? Rob i fatit apo predestinimit të tij?
Kur’ani dhe në përgjithësi feja islame, i drejtohet njeriut në shenjë dashurie dhe mëshire e pafund e Zotit, i Cili pasi e krijoi njeriun, atij i dërgoi profetë e libra të shenjtë, për t’ia treguar rrugën më të shkurtër për arritjen e lumturisë në këtë dhe në botën tjetër.
Çdokush që tanimë e ka vizituar së paku një web faqe selefiste, ai duhet ta ketë kuptuar rëndësinë e “metodës” (menhexh sh. menahixh) në selefizëm. Me këtë nënkuptohet një shprehje e cila shënon zbatimin praktik të parimeve të besimit në fusha të ndryshme të jetës.
Ndjenja se unë e dua të mirën, të bukurën, të dobishmen kurse të tjerëve u mungon kjo, se unë e dua Islamin dhe muslimanët kurse të tjerët jo, se unë punoj për Islam e të tjerët flenë, se unë dua ta korrigjoj të keqen, madje edhe botën, kurse të tjerët vetëm se e ndotin, e përlyejnë dhe e fëlliqin...
Kjo kohë është sërish kohë vendimi. Një utopi, si duket, përfundoi, ndërsa para nesh qëndron një zgjedhje e re e madhe, por edhe një pyetje akoma më e madhe: si të ndërtohet shoqëria sipas masës së njeriut? Pragmatizëm apo vizion? Nuk ka dyshim, nevojitet zgjidhje pragmatike e krizës së tashme, por na nevojitet edhe vizion.
Fjala e Zotit vazhdimisht na thërret që t'i lexojmë Shenjat e Kohës, me qëllim që të vetëdijësohemi, të mësohemi se si t'i lexojmë me përgjegjësi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, si dhe të mendojmë rreth problemeve të përparimit dhe të zhvillimit; por jo me "mendjen" e "së kaluarës".
Imam perfekt d.m.th. i përkryer, gati që nuk ekziston. Sepse, ata që e përgatitin, gjithashtu nuk janë të përkryer. Në çfarë do të ishte gjatë përgatitjes së imamit -

